Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

UPSHIFT Durrës-Kavajë, fuqizimi i të rinjve si agjentë të ndryshimit pozitiv në shoqëri

Të rinjtë e moshave 14-24 vjeç përbëjnë 14.3 përqind të popullsisë së Shqipërisë e megjithatë pavarësisht se sfidat me të cilat përballen çdo ditë në komunitetet e tyre lokale janë të shumta, shkaktarët themelorë mbeten po ato nga faktorë ekonomikë në qasje kulturore, rend social e arsimim.

Për tju përgjigjur nevojës së kësaj grupmoshe kryesisht në vendet në zhvillim, UNICEF ka ndërtuar një lëvizje të inovacioni social në disa vende të botës Upshift dhe që prej 2020-ës po aplikohet në Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike të aftësive të shekullit 21 ICTSlab dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Kombeve të Bashkuara dhe Fondit SDG, një financim i Ambasadës Holandeze.

Muaji Tetor u mbyll me organizimin e programit të gjashtë të Upshift në Shqipëri dhe përgjatë një viti ka ftuar të rinjtë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Korçës dhe Lezhës së bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje.

Gjatë Upshift të rinjtë kanë arritur të zhvillojnë ide, shërbime dhe modele të cilat i japin zgjidhje problematikave që komunitetet e tyre i vuajnë çdo ditë duke ndërtuar qendra rikrijimi, hapësira, aplikacione e shërbime dhe luftuar izolimin e të rinjve dhe sjellë ata së bashku.

Upshift Durrës-Kavajë

29-30-31 Tetor qyteti i Durrësit hapi dyert për edicionin e gjashtë të Upshift. 28 grupe dhe 130 të rinj nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Golemi, Shkozeti dhe Spitalla aplikuar për tu bërë pjesë secili të motivuar nga një problem social i komunitetit të tyre. 9 ekipe dhe 43 të rinj arritën me sukses të kalonin fazën e përzgjedhjes dhe të bëheshin pjesë e 3 ditëve intensive të inovacionit social.

Ndërhyrjet e Upshift në komunitetet lokale kanë ndihmuar të rinjtë të zhvillohen dhe mësojnë përmes metodologjive “human-centered”, të mentorohen dhe të gjejnë mbështetje financiare duke rritur kompetencën e tyre dhe kapacitetin për një impakt pozitiv në shoqëri.

Upshift u modelua për herë të parë në Kosovë në 2014-ën dhe është përzgjedhur një model nga Banka Botërore si zgjidhje për zhvillimin e të rinjve.

Një prej kurrikulave më të avancuara dhe të suksesshme implementuar tek grupat moshat e reja impakti i së cilës është provuar në 34 vende të botës, me Design Thinking Upshift trajnon të rinjtë përgjatë tre ditëve duke i njohur ato me koncepte si Pema e Problemit, Sfida e Dizajnit, Konceptim e Modelim, Krijim Prototipesh, Ndërtim Buxhetesh dhe Prezantim të Ideve.

Me mbështetjen e mentorëve Thoma Axha, Eliona Bregasi, Pranvera Krasniqi, Andrea Shtjefni, Albion Bylykbashi, Lorela Karabushi, Gentian Guni, Denada Isufi dhe Keli Kërtusha ekipet e të rinjve mësuan sesi të shndërrojnë një ide në realitet.

Vendimi i jurisë përbërë nga Ambasadori i Holandës në Shqipëri z. Reinout Vos, përfaqësuesja e UNICEF Zj. Edina Kozma, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë zj. Kleina Kasanai dhe sipërmarrësi lokal z. Erjon Jakova shpalli fitues ekipet Rainbow, Book Lovers, Cherry on the top, Mikpritësit, Sunshine.

Grupi gjashtë Fab Four u përzgjodh fitues si një prej grupeve që do të financohet nga ICTSlab dhe partnerët e tyre të biznesit.

Zj. Fregis Sala, këshilltare e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, z. Bleron Menzelxhiu, këshilltar i kryetarit të Bashkisë Tiranë, zj. Fiona McCluney, Koordinatore rezidente e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, z. Kushtrim Shala bashkëthemelues i ICTSmedia dhe zj. Esmeralda Shala, drejtore e ICTSlab ishin të ftuar specialë të këtij evenimenti.

Përgjatë gjashtë edicioneve të UPSHIFT janë shpallur fitues e financuar 31 projekte të cilat edhe sot kësaj dite kanë lënë gjurmë komunitete lokale në disa qytete të Shqipërisë.

Projektet fituese do të financohen deri në 1,300 euro nga UNICEF për zbatimin e idesë së tyre. Ky aktivitet u mundësua përmes UNICEF Albania nga SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Holandeze dhe organizimin e ICTSlab. Gëzon partneritetin e Ministrisë së Arsimit, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, United Nations Albania.

Fituesit e Upshift: Durrës – Kavajë

Grupi “Rainbow” i krijuar nga Sara, Bujari ,Ergisa, Eralda. Këto dhe shumë fëmijë të tjerë të shkollës me një dëshirë të madhe për artin e pikturës e të muzikës, shpesh janë ndeshur me pamundësinë e marrjes së njohurive më të thelluara në fushën e muzikës e të pikturës. Ata kanë dëshirë të dinë e të mësojnë më tepër, por 45 minuta e një jave mësimore janë pak. Ata e shohin zgjidhjen e këtij problemi në krijimin e një mjedisi, të përshtatur e të pajisur me bazën e duhur materiale, si një mundësi për t’i ardhur në ndihmë të rinjve të talentuar. Një mjedis i tillë, brenda shkollës ,do t’u krijojë mundësi për më shumë arritje dhe si rrjedhim më shumë përfitime për të rinj me një talent të spikatur, që do të kalojnë në bankat e shkollës sonë. Ky mjedis do të jetë një dere e hapur për çdo fëmijë që do të nisë rrugën e bukur të artit.

Grupi “Book Lovers” nga Durrësi i krijuar nga Stela, Matea, Alkida, Dea dhe Visjana ka vënë re se në shkollën Neim Babameto mungon një bibliotekë ku nxënësit të kenë mundësinë që të studiojnë. Në shkollë kanë pikasur një ambient të pa shfrytëzuar dhe propozojnë që ta kthejnë atë në një bibliotekë funksionale për nxënësit në mënyrë të tillë që përveçse t’u krijojnë kushtet e duhura për ta, të nxisin dhe bashkëmoshatarët që të lexojnë sa më shumë libra duke pasuruar sa më shumë dijet e tyre. Gjithashtu biblioteka do të shërbejë për aktivitete ndërgjegjësuese që nxënësit do të ndërmarrin në mënyrë vullnetare.

Grupi “Mikpritësit” nga Durrësi i krijuar nga Alesia, Egi, Ana Maria, Donaldi dhe Klea kanë vënë re që qytetit të Durrësit i mungon një burim i cili përmbledh në mënyrë të detajuar të gjithë të dhënat rreth atraksioneve turistike duke i privuar turistët nga përjetimi i një përvoje te plot në Durrës. Ata menduan se ky problem zgjidhet duke krijuar një aplikacion i cili shërben si një guidë turistike virtuale. Aplikacioni do të jetë i përbërë nga 4 harta kryesore të cilat i orientojnë vizitorët drejt vendeve arkeologjike, vijës bregdetare, linjës së transportit urban si dhe kulinarisë tradicionale Durrësake. Aplikacioni do të jetë lehtësisht i aksesueshem për të gjithë turistët përmes Play store dhe App store.

Grupi “Sunshine” nga Durrësi i krijuar nga Kejsi, Xhesika, Gersa, Dashnori, Oresti. Prej kohësh këta të rinj nuk e bëjnë orën e edukimit fizik ashtu siç duhet edhe pse kanë një palestër të re sepse palestra është bosh, dhe përfundojmë duke e bërë orën e edukimit fizik në klasë pasi nuk kanë as oborr në shkollë. Me fondet që do të përfitojnë nga projekti ne do të blejnë bazë materiale si: topa futbolli, basketbolli, volejbolli, dyshek, porta minifutbolli etj.

Grupi “Cherry on the top” me pesë pjesëtare Paulina, Mara, Arber, Kejsi, Floralba nga shkolla Hasan Koci, Durrës ka shprehur problematikën për mungesën e pajisjeve për zhvillimin e aktivitetit fizik. Duke mundësuar kompletimin e palestrës me pajisjet kryesore, ata menduan që do ketë impakt pozitiv në zhvillimin e nxënësve të kësaj shkolle dhe jo vetëm pot përfshirjen e tyre në sa më shumë kompeticione sportive.

Grupi “Fab Four” nga Kavaja i përbërë nga Era, Samanta, Xhoja dhe Halili, pas disa kërkimeve dhe bisedave me të rinjtë e Kavajës, arritën në konkluzionin që në qytetin e tyre mungon një ambient për zhvillimin e aftësive artistike të të rinjve. Duke marrë parasysh efektet pozitive në kreativitet, imagjinatë dhe faktin që ndër vite Kavaja ka nxjerrë talente në fushën e artit, madje edhe të përmasave ndërkombëtare, ata punuan për të gjetur një zgjidhje për këtë problem. Kjo zgjidhje konsiston me krijimin e një klase artistike në ambientet e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Upshift
Upshift Korça

Emri i Projektit

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.