Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

Të rinjtë e UPSHIFT zgjidhje e problemeve me të cilat përballet shoqëria

Datat 4, 5 dhe 6 Dhjetor panë të zbatohet për herë të parë në Shqipëri programin UPSHIFT në qytetin e Korçës në mbështetje të sipërmarrjes sociale udhëhequr nga UNICEF Albania me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe implementuar nga ICTSlab, qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21.

Dhjetëra të rinj nga Korça, Maliqi, Sovjani, Liboniku dhe Bilishti i dhanë jetë ambienteve të bibliotekës së qytetit në aktivitetin tre ditor të UPSHIFT. Ndërtuar në një mënyrë që zhvillon jo vetëm aftësi të transferueshme, por edhe krijon mundësi për të rinjtë më të disavantazhuar të shoqërisë, UPSHIFT shërben si një katalizator pozitiviteti në komunitetet lokale duke premtuar një zgjidhje reale për problemet që rëndojnë çdo ditë mbi kurrizin e realitetit të të rinjve.

Programi i UPSHIFT është përshtatur në varësi të nevoja të secilit vende ku është implementuar suksesshëm, fokusohet në 4 aspekte kyçe: 1. Ndërtimi i aftësive lehtësisht të transferueshme; 2. Fuqizimi i të rinjve; 3. Angazhimi rinor në komunitete; 4. Sipërmarrja si aftësi dhe mendësi. UPSHIFT ju jep të rinjve ndjesinë e të qënurit pjesë, autonomi, kompetencë dhe i inspiron të arrijnë sukses.

Korça flet gjuhën e sipërmarrjes sociale

I përbërë nga 4 faza, UPSHIFT do të udhëtojë përgjatë 4 muajve të ardhshëm në disa qytete të Shqipërisë duke ushqyer tek të rinjtë mendimin kritik, kreativitetin, lidershipin, iniciativën, gjithëpërfshirjen sociale. 32 grupe dhe 124 të rinj bashkuan energjitë e tyre për të bërë ndryshimin që duan të shohin në komunitet.  8 grupe me 37 rinj u mentoruan nga 8 ekspertë të fushës së sipërmarrjes sociale nga qyteti i Korçës.

Me katër module dhe një axhendë të ngjeshur, të rinjtë nën kujdesin e mentorëve dhe stafit organizativ punuan për të ndërtuar, përmirësuar dhe implementuar idenë e tyre. Dita e parë shkoi për konsolidimin e ideve duke vënë në shfrytëzim pemën e problemit, shkaqet dhe pasojat, identifikimi i grupit dhe komunitetit të synuar si dhe konceptimi në dizajnimin e prototipit.

Me të njëjtin intensitet vijoi dita e dytë me dy fazat e radhës ku u pa të krijoheshin prototipet dhe të testoheshin nën feedbackun e të intervistuarve. Zj. Edina Kozma, zv/përfaqësuese e UNICEF Shqipëri dhe zj. Mirlinda Bushati, specialiste e edukimit të hershëm pranë këtij institucioni ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre gjatë fazës së tretë të testimit të prototipeve. Në fazën e fundit ishin në fokus burime dhe të ardhurat ku të rinjtë përpiluan një buxhet dhe mësuan artin e Pitching, prezantimit të shkurtër të ideve.

“Evente të tilla i japin mundësi të rinj të Korçës të provojnë veten duke kontribuar në komunitetet e tyre,” ishte fjala përshëndetëse e kryetarit të Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo në ditën e tretë të aktivitetit ku u bë edhe shpallja e fituesve nga një juri e përbërë nga Mirlinda Bushati, Arbër Çepani dhe Esmeralda Shala.

Bashkëpunimi në grup, frytshmëria, impakti si dhe qasja inovatore ndaj problemit të zgjidhur ishin kriteret do të përcaktonin fatin e secilës prej ideve konkurruese. 5 grupe fituese dhe idetë e tyre, “Shihemi te Fari”, “Flickers”,  “Juniorstars”,“Light On” dhe “Minions” do të financohen nga UNICEF Albania.

Projektet fituese do të mbikëqyren vazhdimisht nga qendra laboratorike ICTSlab ku të rinjtë do të gjejnë mbështetje për menaxhimin financiar, çështje kontraktuale e ligjore si dhe aspekte teknike të implementimit të tyre.

Idetë fituese në UPSHIFT Korça

Shihemi tek Fari: Qytetit të Maliqit i mungon një monument dhe për këtë arsye ky grup ka menduar  ndërtimin e një Fari i cili, me anë të digital screens, do të paraqesë informacione për qytetarët si : ora, data, temperatura dhe shprehje motivuese. Gjithashtu në një ekran elektronik do të tregohet pë historikun e Maliqit duke u kthyer kështu në një pikë interesdante për vizitë nga turistët.

Flickers: Ti Vlen është një platformë digjitale me anë të së cilës synohet inkurajimi i të rinjtë që kanë vetbesim të ulët. Platforma përmban faqen kryesore, pjesën e blogut ku të rinjtë do të ndajnë histori suksesi dhe mënyrën se si e kanë tejkaluar situatën ku janë gjendur. Të rinjtë gjithashtu kanë akses edhe në faqen e shop ku mund të kryejnë blerje online të aksesorëve të ndryshëm me shprehje motivuese të printuara.

Minions:  Një bibliotekë në natyrë është ideja e këtij grupi të cilët duan të nxisin leximin tek brezat e rinj. Biblioteka do të funksionojë në bazë të shkëmbimit ku njerëzit mund të marrin një libër duke e këmbyer me një libër tjetër. Ky objekt do të vendoset në hyrje të parkut “Rinia” ku do të survejohet nga kamerat.

Juniorstars: Juniorstars vendosën të sjellin një ide në ndihmë të të moshuarve. Elderly pad është një ekran elektronik i palosshëm i cili do të vendoset në shtëpinë e të moshuarve dhe do të përdoren për leximin e gazetave, emisione gatimi etj. Gjatë kohës që kjo pajisje nuk do të përdoret do të mund të paloset dhe të shërbejë si një tavolinë.

Light On: Shkolla e Maliqit ka një mungesë të hapësirave sportive dhe për këtë arsye të rinjtë e këtij  qyteti vendosën të sjellin idenë e krijimit të një fushe sportive e cila do të përmbaje fushën e basketbollit, volejbollit dhe makineri për kryerjen e ushtrimeve fizike. Kjo fushë do të mirëmbahet nga Bashkia dhe banorët.

UPSHIFT dhe të rinjtë si forcë pozitive e ndryshimit në shoqëri

UPSHIFT në qytetin e Korçës ishte vetëm hapi i parë i kësaj nisme ndërmarrë nga UNICEF për të angazhuar të rinjtë në identifikimin e problemeve në komunitetet e tyre, dhe më pas së bashku me komunitetet e tyre të krijojnë zgjidhje, shërbime apo produkte që i adresojnë.

Shkodra dhe Tirana do të jenë destinacionet e radhës të kësaj nisme e cila përveç avantazhit të të qenurit pjesë e këtyre inciativave sociale, ofron një platformë për dialog dhe bashkëkrijim mes të rinjve nga krijimi i lidhjeve të reja tek mësimi sesi të marrin rezultatet e duhura nga puna në ekip.

Lehtësisht i adaptueshëm në kontekste të ndryshme, qasja e UPFSHIFT është në një linjë me hulumtimet e fundit për zhvillimin e mendimit kritik dhe sipërmarrjes tek adoleshentët.

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *