Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

Sipërmarrja dhe inovacioni social në Upshift Durrës transformon idetë në veprim

Ndërtimi i një biblioteke, ndërtimi i një ambienti për zhvillimin e talenteve jashtë formimit profesional, një hapësirë kushtuar nxënësve dhe një hapësirë online për promovimin e atraksioneve turistike të qytetit të Durrësit ishin projektet që spikatën në edicionin e 11-të të UPSHIFT, një program i sipërmarrjes sociale dedikuar fëmijëve dhe të rinjve të moshave 15-24 vjeç.

Lançuar për herë të parë në 2014-ën, deri në Dhjetor të 2021 ky program kishte arritur tek 2.2 milionë të rinj në 43 vende të ndryshme të botës ndërsa parashikohet që të prekë jetët mbi 15 milionë të rinjve në mbarë botën deri në 2025.

Përgjatë 11 edicioneve të UPSHIFT në Shqipëri, mbi 500 të rinj nga disa qytete të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha, Dibra, Kukësi, Kavaja dhe zonat për rreth janë bashkuar kësaj nisme. Mbi 50 ide të shndërruar në projekte reale janë mbështetur financiarisht deri në implementimin dhe zbatimin e tyre.

Ankoruar në suksesin e një kurrikule tashmë të provuar të “Human Centered Design”, UPSHIFT erdhi në Shqipëri 2 vite më parë përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes UNICEF dhe ICTSlab ndërsa edicioni i 11-të i këtij programi vjen në kuadër të Projekti “Qëndro” me financimin e Qeverisë Italiane dhe partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri.

50 të rinj nga qarku i Durrësit, të cilët UPSHIFT i quan “Changemakers,” u ftuan për tu bërë pjesë e tre ditëve përpjekje të palodhshme, 29 Shtator – 1 Tetor, për identifikuar zgjidhjet e disa prej problemeve dhe sfidave më shqetësuese të cilat trazojnë jetët e komuniteteve të tyre lokale.

Përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, UPSHIFT aplikon disa prej qasjeve lider në zhvillimin e moshave të reja, inovacionit social dhe sipërmarrjes për të fuqizuar të rinjtë të bëhen inovatorë dhe sipërmarrës socialë.

Për tu bërë pjesë e UPSHIFT, të rinjtë aplikojnë si një grup me një ide e cila potencialisht mund të shndërrohet në një produkt që adreson sfida me të cilat përballen në komunitetin e tyre. Përmes workshopeve, mentorimeve dhe financimit, ideja ndërtohet nga “Faza Zero” deri në zbatimin e saj nëse shpallet fituese.

Nën kujdesin e mentorëve: Albion Bylykbashi, Dhurata Sheme, Flogert Muça, Keli Kërtusha, Klaudio Hyseni, Klementina Meçi, Sabi Osmani, Sonald Zenelaj, Nertila Ruçi dhe Xheni Maloku, grupet e të rinjve G4G, The Office, Fit Girls, Sunflowers, Clean Makers, Bridge Connections, Art Class, All For a Better Future, Power of Reading, Zenkai gjatë ditës së parë ndërtuan Pemën e Problemit, u dhanë përgjigje 5 Pse-ve, përfunduan Sfidën e Dizajnit dhe më pas kaluan në Konceptim dhe Modelimit. Gjatë kësaj dite ata identifikuan shkaqet dhe pasojat e problemeve të identifikuara dhe arritën në përfundime të cilat mund ti udhëheqin drejt zgjidhjes së tyre.

Në ditën e dytë, e gjitha puna e bërë në identifikim të problemeve dhe konceptim të zgjidhjeve një ditë më parë, fillon të marrë formë me krijimin e prototipeve të para nga produkte fizike, në aplikacione, e uebsajte.

Shpallja e fituesve erdhi ditën e tretë ku në UPSHIFT Durrës nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuarit specialë z. Roberto de Bernardi, përfaqësues i UNICEF Shqipëri, znj. Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Fëmijët dhe të Rinjtë.

Ata ndoqën prezantimet e 10 grupeve pjesëmarrëse përballë jurisë së përbërë nga znj. Kleina Kasanai, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Etleva Gjelaj nga AKPA, znj. Esmeralda Shala, CEO e ICTSlab, zj. Anila Golemi dhe z. Fadil Reka, specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Fitues të edicionit të 11-të të UPSHIFT u shpallën grupet: Power of Reading, Art of Class, The Office dhe Zenkai.

UPSHIFT është një mundësi për të mbështetur të rinjtë dhe adoleshentët, veçanërisht ata më të prekurit, për t’u bërë një forcë për pozitive në shoqëri.

Grupet Fituese të UPSHIFT Durrës

Grupi “Power of Reading” me mentore Dhurata Sheme ka evidentuar si problematikë mungesën e një biblioteke në konviktin e shkollës “Charles Telford Erickson”. Ata do të ndërtojnë një të tillë brenda ndërtesës së konviktit për të ndikuar kështu në argëtimin dhe të nxënit e nxënësve.

Grupi “Art Class” me mentore Xheni Malokun ka evidentuar si problem mungesën e një ambienti për të zhvilluar talentet jashtë formimit profesional që ofron shkolla. Për këtë arsye ata kanë menduar për krijimin e një klase arti ku nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Grupi “Zenkai” me mentor Albion Bylykbashin ka evidentuar si problematikë mungesën e aksesit të informacionit rreth vlerave turistike të qytetit të Durrësit në mënyre digjitale. Zgjidhja që ata propozojnë është krijimi i një website që të përmbajë këtë informacion në mënyrë që turistët të mund të aksesojnë të gjitha atraksionet turistike të qytetit bregdetar.

Ideja e grupit “The Office” me mentor Klaudio Hyseni është formimi i një hapësire kushtuar nxënësve , ku të zhvillohen aktivitete gjithëpërfshirëse si : studim, projekte, mbledhje të ndryshme, bërja e detyrave. Hapësira do të përfshijë mobilje si: karrige, tavolina, llamba studimi dhe raft.

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Add Your Heading Text Here

Add Your Heading Text Here

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.