Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

Projektet fituese në Upshift Shkodra, zgjidhje për sfida mjedisore, sociale e kulturore

Që nga edicioni i parë në fund të 2020-ës në Shqipëri, programi i inovacionit social Upshift ka incentivizuar në mënyrë të vazhdueshme të rinj të moshave 15-24 vjeç që të identifikojnë problematika në komunitetet ku jetojnë.

Upshift u rikthye fundjavën e fundit të muajit Mars në qytetin e Shkodrës në edicionin e 9-të për identifikimin e “krijuesve të ndryshimit”.

Zhvilluar nga UNICEF me metodën Design Thinking, një ideologji dhe një proces në të njëjtën kohë për të zgjidhur probleme komplekse ku në fokus është individi, Upshift është implementuar në 38 vende të botës.

Upshift i ka shërbyer mëse 2.2 milionë të rinjve në mbarë botën dhe kurrikula mbi të cilin ngrihet është një kombinim workshopesh, mentorshipi dhe financimi për të ndihmuar të rinjtë të identifikojnë dhe adresojnë probleme në komunitet e tyre.

Edicioni i dytë i Upshift në Shkodër vjen thuajse një vit nga implementimi i parë i këtij programi në këtë qytet i quajtur Edicioni i Veriut që shikoi projekte nga Shkodra, Lezha, Kukësi, Mati dhe veriut i Shqipërisë të sjellin idetë e tyre.

Përgjatë tre ditëve, 25-26-27 Mars, Upshift edukoi, mentori dhe mbështeti 10 ekipe dhe 45 të rinj për zhvillimin e idesë së tyre në një projekt real dhe lehtësisht të implementueshëm që do ti jepte zgjidhje problemit të identifikuar prej tyre.

Zhvilluar në hapësirat e Qendrës “Atelie” nën administrimin e Bashkisë Shkodër, përgjatë nëntë edicioneve ju ka shërbyer qindra të rinjve me njohuri rreth Design Thinking dhe rreth 45 projekte janë financuar nga ky program.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Roberto de Bernardi, përfaqësuesja e zyrës Britanike për marrëdhëniet me jashtë znj. Harriet Morgan, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi dhe bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Ju jeni një burim frymëzimi dhe shprese për këtë vend. Shpesh njerëzit thonë se të rinjtë përfaqësojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit të tyre,” tha z. Roberto di Bernardi gjatë shpalljes së fituesve.

Përveç shpalljes së fituesve, Upshift Shkodra ishte momenti i një lajmi të përçuar nga z. Kushtrim Shala.

Siç na e konfirmoi edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, projekte të Upshift që vinë nga shkollat mund të aplikojnë për të përfituar grante nga 10 deri në 50 mijë euro, zhvilluar më tej idenë e tyre dhe shndërruar në sipërmarrës të vërtetë.”

Dita e parë e Upshift filloi me analizimin dhe kuptimin e problemit. Të rinjtë gjatë tre moduleve të fazës së parë punuan me pemën e problemit dhe 5 Pse-të, target grupet dhe palët e interesit. Në fazën e dytë të ditës së parë vazhduan me dizajnimin e sfidës për të kaluar në konceptim dhe modelim.

Dita e dytë ishte një zhvendosje nga teoria në praktikë ndërsa përpjekjet e tyre shkuan në drejtim të krijimit të prototipeve dhe testimit gjatë fazës së parë. Faza e dytë ishte një finalizim i punës dy ditore me përgatitjen e buxhetit dhe prezantimit përballë jurisë të nesërmen. Gjatë ditës së dytë Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali vizitoi të rinjtë e Upshift Shkodra duke i inkurajuar ato të aplikojnë për të përfituar grante në implementimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tyre.

Dita e tretë dhe e fundit u karakterizua nga prezantimet e 10 grupeve përballë jurisë së përbërë nga znj. Mirlinda Bushati nga UNICEF, znj. Esmeralda Shala, drejtore e ICTSlab, znj. Fregis Sala, këshilltare e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe znj. Erjola Foto, Menaxhere e Programit të Fondit për Skllavërinë Moderne në Ambasadën Britanike.

Vlera e veçantë e Upshift është se fëmijët nuk rriten vetëm nga aspekti profesional por edhe njerëzor,” tha znj. Bora Muzhaqi.

Ajo tha se në po diskutohej së bashku me UNICEF për përfshirjen e UPSHIFT në programin ekstra kurrikular në mënyrë që çdo i ri në çdo gjimnaz të Shqipërisë së ketë mundësi të bëhet pjesë e Upshift.

Eco Warriors, Nightflix, I-Plant, Arkeo-Junior, Evit triumfuan në edicionin e 9-të të Upshift. Ndërsa Latte Team do të mbështetet me konsulencë.

Të rinjtë e Upshift Shkodra filluan rrugëtimin e këtij edicioni me Fazën 0 zhvilluar katër ditë përpara nisjes së workshopit me mbështetjen e mentorëve Andrea Shtjefni, Anila Golemi, Brunilda Hasanpapaj, Eltion Kuptrija, Gent Guni, Hasna Tafilica, Lorela Karabushi, Spartak Sokoli, Silvana Bushi dhe Rea Pajo.

Projektet e shpallura fituese do të financohen në vlerën deri në 1,000 euro për implementimin e tyre.

Upshift Shkodra u organizua nga UNICEF dhe ICTSlab me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ambasadës Britanike në Shqipëri, United Nations in Albania në kuadër të fushatës “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria.”

Fituesit e Upshift Shkodra

Eco warriors

Grupi “Eco warriors” nga qyteti i Vau-Dejësit , krijuar nga Jordan Nikaj, Emanuel Kukaj dhe Xhoel Nikaj, ka evidentuar një problem mjaft shqetësues ngritur edhe nga banoret lokal, qe është niveli i larte i ndotjes. Nga problemet e ndryshme shëndetësore tek pengimi i zhvillimit te turizmit lokal, problemi i ndotjes ne qytetin e Vau-Dejës është kthyer ne shqetësim edhe për bizneset, sektorin e bujqësisë dhe përditshmërinë. “Eco warriors” ka menduar qe përtej nivelit te larte te ndotjes , ekziston edhe një mungese e larte ndërgjegjësimi. Për këtë, krahas vendosjes se koshave te mbeturinave, ne disa nga zonat me te ndotura siç është zona e liqenit, te nisim edhe një fushate ndërgjegjësuese përfshire grupe vullnetare, shkolla, përfaqësues te klerit fetar, biznese dhe banore për pastrimin e qytetit Vau-Dejës.

Arkeo-junior

Grupi “Arkeo-junior” nga Shkodra i krijuar nga Sonila, Genti, Friselda, Andi dhe Amelja. Ne rrethinat tona kemi shumë Site Arkeologjike por ato janë lenë pas dore dhe po harrohen. Disa shkaqe janë: mungesa e informacionit mbi ato vende, mungesa e fondeve apo largimi i shumte i njerëzve. Dhe disa nga pasojat janë: mungesa e turisteve, ndotja e vendit  etj. Pasi kemi biseduar me mësuesin tone te Historisë ne kemi vendosur te kujdesemi vetëm për dy prej tyre pasi nuk mundësi te kujdesemi për te gjitha. Kemi vendosur te kujdesemi për kalanë e Ganjollës dhe atë te Gajtanit pasi janë me afër fshatit tone dhe ne kemi mundësi te ikim dhe ti vizitojmë me shpesh. Si fillim te vizitojmë ato për te pare se çfarë mjetesh na duhen për ta pastruar. Pasi ta vizitojmë do marrim mjetet e duhura dhe do ta pastrojmë nga ndotja dhe nga ferrat qe e kane rrethuar, pas kësaj do vendosim tabela dhe shtigje qe tu tregojmë rrugën për të mbërritur tek kalaja, pastaj, hapi i radhës do jete vendosja e koshave dhe pas kësaj do bisedojmë me bashkinë qe te paktën një here ne disa muaj te kenë mundësi ti pastrojnë koshat. Hapi i radhës do jete te vendosim stola dhe tavolina qe tu ofrojmë vizitoreve mundësinë te bëjnë piknik. Dhe hapi i fundit është qe ta bëjmë sa me te populluar, prandaj ne do te organizojmë sa me shume evente ku do te mund te marrin pjese disa shkolla dhe do te organizohet një konkurs mes shkollave për ti promovuar ,gjithashtu do te hedhim foto te kalave ne rrjetet sociale dhe do te ndërtojmë guida.

Latte Team

Latte Team nga Shkodra i krijuar nga Hygerta, Artemisa dhe Alba ka vënë re që një problem në shoqëri sidomos gjatë pandemisë  Covid-19 është rritja e njerëzve me patologjinë e diabetit. Ata menduan se ky problem mund të adresohet duke krijuar një ueb-app dizenjuar për të ndihmuar komunitetin Diabetik të jetojnë një jetë sa më të shëndetshme dhe të lumtur. Latte Team dëshiron të përdor shtrirjen  e tyre për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për diabetin dhe për të nxitur ndryshime pozitive në shoqëri. Latte Team synon ta bëjë këtë së bashku me  individët dhe organizatat që janë po aq të pasionuar sa Latte Team për të fituar mbi DIABETIN.

The Nightflix

Grupi ”The nightflix” i krijuar nga Jursi, Ezdra dhe Irges ka vënë re që në Shkodër mungon shfaqja e filmave dhe promovimi i filmave shqiptarë. Ato menduan se mund ta zgjidhin si problem nëse vetë do të përdornin një hapësirë ku promovojnë dhe ushqejnë kulturën shqiptare. Ky aktivitet do bëhet tek Art House duke ndihmuar në përmirësimin e kulturës kinematografike.

I-Plant

Grupi “i-Plant” nga Shkodra i krijuar nga Juledi, Elmeri dhe Juledi ka vënë re që në qytetin e Shkodrës ka mungesë të hapësirave rekreative si dhe në zonat rurale prerja e pemëve është bërë një problem serioz. Për të ndërgjegjësuar akoma më shumë banorët në mbrojtjen e natyrës por dhe për mbjelljen e pemëve menduan të krijojnë aplikacionin “i-Plant.” Ky aplikacionin do t’iu mundësoj të rinjve por jo vetëm, të kontribuojnë në mbjelljen e pemëve të personalizuara si dhe të nxiten përmes pikëve që aplikacioni u jep në momentin që ata mbjellin ose dhurojnë një fidanë. Qëllimi e grupit është që këtë aplikacion ta përhapin në të gjithë territorin e Shqipërisë.

EVIT

Grupi “EVIT” nga Shkodra i krijuar nga Edri, Vensi, Irsa dhe Toni kanë vënë re që grupmosha e tyre 13-18 vjeç nuk kanë hapësirë ku të mund të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative. Zhvillimi i tyre fokusohet vetëm në anën akademike (shkollë) dhe kjo i bën të mos ketë shumë network dhe argëtim. Sipas tyre, ky problem mund të zgjidhet duke kthyer një ambient të shkollës së tyre në një hapësirë të hapur për ta gjatë fundjavës. Hapësira do jetë një dhomë e pajisur me materiale ku gjatë fundjavës do ketë një hapësirë kohore me mundësi për pikturë, muzikë, kinema dhe lojëra. Përveç se aktivitete të tilla i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë artistike, ata gjithashtu kanë një mundësi socializimi, të zbulojnë talente të fshehura si dhe të argëtohen.

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Add Your Heading Text Here

Add Your Heading Text Here

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

orem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.