Në kuadër të projektit UPSHIFT, u inaugurua më 17 Prill 2021, qendra rekreative e fëmijëve të Bregut të Lumit dhe tashmë fëmijët dhe të rinjtë e atij komuniteti mund të ndjekin kurse kërcimi të rrymave të ndryshme.
Ky erdhi si propozim nga një grup prej 5 të rinjsh të quajtur ColorDance të cilët evidentuan mungesën e aktiviteteve në komunitetin e tyre si shqetësimin kryesor.
Gjatë këtij evenimenti CEO e ICTSlab znj. Esmeralda Shala u shpreh: “Uroj që grupi ColorDance të jetë frymëzim për ju dhe të ndiqni rrugën e tyre.”
“ Në komunitetin tonë kemi probleme të shumta, por dy më shqetësuesit janë mentaliteti i prindërve dhe vështirësitë ekonomike, dy faktorë që kanë vënë të rinjtë në vështirësi. Mentaliteti i mbyllur, mungesa e mundësive, varësia ekonomike, për këta të rinj të bësh diçka ndryshe ka qenë e pamundur,” thotë Anxhela nga grupi ColorDance.
Një tjetër projekt vjen nga 5 të rinj të cilët krijuan grupin Profive. Gjatë programit UPSHIFT ata u frymëzuan për implementimin e një projekti që të ndërgjegjësojnë bashkëmoshatarët e tyre mbi dukurinë e zvarritjes së gjërave.
Ata kanë krijuar një uebsajt ku të rinj mund të informohen, mësuesit dhe prindërit të sensibilizohen dhe çdokush të këshillohet.
Leave A Reply