Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

Edicioni i Veriut i UPSHIFT, grupe të rinjsh ndërtojnë të ardhmen e komuniteteve ku jetojnë

Në refuzim të të qënurit thjeshtë spektatorë të realitetit që i rrethon, të rinjtë nga Shkodra, Kukësi, Dibra, Mati dhe Hasi hodhën ditën e Premte hapin e parë në sipërmarrjen sociale duke nisur më 15 Janar Edicionin e Veriut të UPSHIFT, një program i zbatuar nga UNICEF në 32 vende të botës për të krijuar gjeneratën e re të sipërmarrësve socialë.

Një aktivitet i organizuar në kuadër të projektit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore” udhëhiqet nga UNICEF me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe partneritet me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe ICTSlab.

10 ekipe dhe 50 të rinj nga Shkodra, Kukësi, dhe Mati në datat 15-16-17 Janar u sfiduan për të gjetur zgjidhje problemeve që kanë identifikuar në komunitetet e tyre. Nga një platformë online dedikuar turizmit, tek krijimi i rampave që do tu vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara dhe si një aplikacion i cili është i aftë të tregojë nëse një fëmijë është i dhunuar përmes lojërave që ofron, të rinjtë e Edicionit të Veriut të UPSHIFT impresionuan jo vetëm me pjesëmarrjen e lartë por edhe energjinë e tyre të pashtershme.

Bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe ICTSlab z. Kushtrim Shala inkurajoi të rinjtë që ju bashkuan këtij edicioni të UPSHIFT duke i quajtur agjentë të vërtetë të ndryshimit social pozitiv në shoqëri.

Vënë në kërkim të potencialit të plotë të të rinjve, UPFSHIT është një grup ndërhyrjesh që UNICEF po përdor në mbarë botën për të pajisur adoleshentët me aftësi të transferueshme dhe mbështetur ata në tregun e punës.

Edicioni i Veriut është përgjigja e entuziazmit dhe dëshirës së të rinjve në Shqipëri të cilët duan të bëjnë diferencën. Nën kujdesin e mentorëve si: Amir Esmaeilakhtar, Anila Golemi, Anxhela Gjana, Bledar Meta, Eltjana Shkreli, Eltion Kuptrija, Kozeta Jana, Mireda Thana, të cilët i shoqëruan gjatë gjithë trajnimit duke transformuar problemet e evidentuara në zgjidhje, entuziazmi provoi se e ardhmja i përket atyre që guxojnë.

Me një prej kurrikulave më të avancuara të sipërmarrjes sociale aplikuar prej mëse 10 vitesh dhe implementuar me sukses të lartë në disa vende të botës, UPSHIFT i udhëzon të rinjtë të cilët i bashkohen kësaj nisme drejt krijimit të zgjidhjeve jo vetëm inovative për komunitetet që përfaqësojnë por që impakti i tyre të ndihet duke u përkthyer në vlerë reale për qytetarët e zonave ku jetojnë.

TeenScreen, FoodCheck, SuperPuna, Ndihma Ime, Bregan, Natyralistët, F.K.A.T, Teletubbies, Promovuesit dhe The Pageturners nisën ditën e parë nën kujdesin e mentorëve duke u përqendruar tek Pema e Problemit, 5 “PSE-të” për të kaluar më pas në Sfidën e Dizajnit dhe Konceptim e Modelim. Ekipet mësuan se kush janë shkaktarët e problemit që kanë evidentuar dhe çfarë pasojash kanë pasur ato mbi komunitetet ku jetojnë, përfundime të cilat i nxitën të dizajnojnë më pas zgjidhjen e problemit.

Dita e dytë filloi po me aq intensitet sa e para ndërsa grupet nisën krijimin e prototipeve të para. Zgjidhjet e ofruara nga të rinjtë e UPSHIFT filluan të marrin formë kësaj duke u shndërruar nga produkte fizike në aplikacione dhe uebsajte. Përshtypjet dhe vlerësimet e dhëna nga anëtarja e jurisë zj. Esmeralda Shala, një mentor dhe një i ri i UPSHIFT për secilin grup provuan jetësore në përgatitjen e prezantimit të idesë që do të mbahej një ditë më pas.

Dita e tretë përmbyti të rinjtë, mentorët dhe organizatorët me emocione ndërsa po përgatitej shpallja e fituesit. Me pjesëmarrjen bashkëthemeluesit të ICTSmedia dhe ICTSlab z. Kushtrim Shala, z. Engjell Gjugja përfaqësues i Bashkisë Shkodër dhe jurinë e përbërë prej z. Arbër Çepani themelues i Komiteti Kafe Muzeum, zj. Anila Miria nga drejtoria e komunikimit pranë UNICEF Albania, zj. Esmeralda Shala drejtoreshë e ICTSlab dhe zj. Edona Bilali themeluese e AZ Consulting u bë prezantimi i zgjidhjeve të zhvilluara gjatë tre ditëve të UPSHIFT.

Nën një vlerësim rigoroz, juria e UPSHIFT shpalli fitues projektet: [email protected] dhe Bregan nga qyteti i Shkodrës, F.K.A.T nga qyteti i Burrelit,  The Pageturners nga qyteti i Kukësit dhe Teenscreen nga qyteti i Krumës.

Ekipet fituese i nënshtrohen tre muajve mentorimi dhe me mbështetjen financiare e sjellin idenë në realitet. Të rinjtë mësojnë aftësitë e planifikimit, marketingut dhe komunikimit, kontabilitetin dhe njohuritë financiare, planifikimin e taksave, zhvillimin e produkteve, mobilizimin e palëve të interesuara.

Projektet fituese do të financohen deri në 1,300 euro nga UNICEF për zbatimin e idesë së tyre. Si shumë të rinj, adoleshentët e Edicionit të Veriut ndajnë një shqetësim të përbashkët, krijimin e një impakti i cili do të ndihet kudo përreth komuniteteve të tyre.

Edicioni i Veriut është i dyti i UPSHIFT në Shqipëri pas edicionit shumë të suksesshëm organizuar në qytetin Korçës në fillim të muajit Dhjetor të vitit që lamë pas. Të inspiruar dhe motivuar për sukses, zgjidhjet e ofruara prej tyre do të prekin jetët e qindra njerëzve në komunitetet e tyre.

Fituesit e UPSHIFT: Edicioni i Veriut

NANA është një platforme dixhitale që lidh guidat dhe bizneset lokale me turistët. Në formën e një guide virtuale ajo shërben si një pike referimi për çdo turist në kërkim të atraksioneve turistike dhe mundësi për çdo biznes dhe guidë që të joshë këta turiste dhe të rrisë të ardhurat dhe fitimet.

F.K.A.T ofron një zgjidhje përmes një aplikacioni falas që do ofrojë edukim dhe shërbim online për femije dhe prindërit e tyre. Zhvilluar nga punonjësit social pranë Bashkisë së Matit, aplikacioni vjen si përgjigje ndaj reformës territoriale që ka centralizuar shërbimet për shkak të terrenit të vështire dhe të largët, mungesë e stafit dhe financa te ulëta.

Bregan është një ide e cila si qëllim ka ndërtimin rampave për ti ardhur në ndihmë personave me paaftësi fizike. Mungesa e tyre sjell vështirësi në lëvizjen dhe pavarësinë e jetesës së tyre dhe deri tek aksidentet e mundshme. Këto rampa do ndërtohen në pallatet e reja në qytetin e Shkodrës, për tu shërbyer edhe më gjerë komunitetit ku ato jetojnë.

Shqynisht është një aplikacion i krijuar nga grupi The Pageturners. Nëpërmjet këtij projekti do të zhvillohet një aplikacion i cili do të ketë video prezantime të përmbledhjeve të librave Bestseller të zhanreve të ndryshme ndërkombëtare në Shqip.

Teenscreen zhvilluar nga të rinjtë e Krumës besojnë se fëmijët ndihen te izoluar dhe te paazhornuar me informacion. Duke sjelle libra te viteve te fundit në librarinë që e administron bashkia synojnë të krijojnë një ambient edhe rekreativ, sjellin në Krume “botën” dhe nga Kruma i tregojnë “botës.”

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *