Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us

Edicioni i pestë i UPSHIFT, një maratonë rinore e ndryshimit social dhe ekonomik

Ajo që nisi vitin e kaluar si një përgjigje ndaj problemeve të cilat rëndojnë të rinjtë në komunitetet lokale sot në Shqipëri është shndërruar në një lëvizje që na kujton se arritjet e mëdha, fshehin sfida të mëdha.

Upshift Albania sot është një lëvizje e inovacionit social, një kulturë e cila na thotë se nuk janë ngjashmëritë, por dallimet mes nesh që na bëjnë më të fuqishëm.

Rezultatet e këtij inovacioni social e demonstruar përgjatë 5 edicioneve sot i shohim kudo rreth nesh: një bibliotekë në natyrë në qytetin e Korçës, një platformë që promovon turizmin lokal në Lezhë, një ambient ku të rinjtë zgjidhin konfliktet mes tyre, mundësi për personat me aftësi të kufizuara apo libri përmes dëgjimit.

Maratona e “krijuesve të ndryshimit” ndaloi në stacionin e radhës në datat 28-29-30 Korrik në qytetet e Korçës, Maliqit, Bilishtit dhe Libonikut dhe ju bashkuan 45 të rinj të cilët duan të bëhen ndryshimi që ëndërrojnë.

Në edicionin e 5-të të Upshift aplikuan 140 të rinj të cilët kishin vendosur të mos rrinin këmbëkryq përballë sfidave me të cilat përballen në komunitetet e tyre lokale dhe rrethet shoqërore. Mbi të gjitha ata kanë një problem të përbashkët mungesa e mundësisë dhe e njohurive për ti kapërcyer këto sfida.

UPSHIFT është kjo mundësi zgjon tek të rinjtë, veçanërisht të rinjtë e disavantazhuar, besimin se kanë potencialin të bëhen një forcë pozitive për ndryshim social dhe ekonomik.

Ca të rinj të UPSHIFT Korça, Maliqi, Bilishti dhe Liboniku ishin shumë të shqetësuar për ndotjen e ambientit, për një grup tjetër të rinjsh ishte mungesa e sinjalistikës në Pyllin e Fazanëve e disa të rinj të tjerë kishin ndërmarrë një sipërmarrje sa të vështirë aq frymëzuese, zgjidhjen e konflikteve mes të rinjve.

Peace Room, Get Green, Level-up, Boomers, Hidden stars, The Arrows, Masterminders, Shtêpia e Fazanëve dhe Halo ndoqën trajnimin 3-ditor përmes kurrikës “Design Thinking” të Upshift udhëhequr nga një kohortë mentorësh si: Nikolin Gërmenji, Ana Jonuzi, Ina Kosta, Gertjan Gjiriti, Aleksia Xega, Maria Dojce, Nikolin Drabo, Elmira Kambo dhe Kristiana Filip.

Kurrikula e UPSHIFT e cila nisi me Pemën e Problemit, Sfidën e Dizajnit, Konceptim e Modelim me ditën e parë, pasur nga ndërtimi i prototipeve, i buxheteve e deri tek prezantimi përballë panelit të jurisë i dhanë trajtën përfundimtare zgjidhjes për problemet që kishin identifikuar pranë komuniteteve të tyre.

Gjatë tre ditëve ata identifikuan shkaqet e pasojat e problemeve, dizajnuan zgjidhjen më të përshtatshme bazuar në nevojat e komunitetit të tyre dhe plot krenari prezantuan në skenën e UPSHIFT.

Juria e përbërë nga kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, zj. Mirlinda Bushati nga UNICEF, drejtoresha e inovacionit pranë Bashkisë Tiranë zj. Faola Hodaj, këshilltarja e GIZ zj. Sofjola Kotelli dhe drejtoresha e ICTSlab zj. Esmeralda Shala zgjodhi fitues pesë projektet: Boomers, Shtëpia e Fazaneve, Peace Room, Masterminders dhe Hidden stars.

Edicioni i 5-të ndryshoi nga edicionet e tjera me përzgjedhjen e një fituesi të gjashtë. Një kopsht i vogël botanik në Pyllin e Fazanëve nga grupi “Get Green” do të financohet nga GIZ.

Të rinjtë të cilët u shpallën fituese me projektet respektive do të financohen deri në 1,300 euro për implementimin e zgjidhjes së tyre nga UNICEF.

UPSHIFT Korça, Maliqi, Bilishti dhe Liboniku është produkt i një partneriteti të ngushtë mes UNICEF dhe qendrës laboratorike ICTSlab. Mbështetet nga Ministria e Arsimit, United Nations Albania dhe financohet nga Qeveria e Holandës përmes SDG Fund.

UPSHIFT nisi Dhjetorin e kaluar me edicionin e parë në qytetin e Korçës, ndjekur nga Edicioni i Veriut në Shkodër në Janar të këtij viti. Në Shkurt Upshift bashkoi grupe të rinjsh nga Tirana ndërsa muaji Korrik shikoi edhe dy edicione të tjera, qytetit të Lezhës dhe së fundi të Korçës.

Është një program i zbatuar nga UNICEF në 33 vende të botës, ndryshuar jetën e mijëra të rinjve dhe komuniteteve ku jetojnë, ushqyer mendim kritik, kreativitet, bashkëpunim e lidership. Njihet si një programeve social-rinore më premtuese, rezultat e së cilës janë vlerësuar e njohur nga komunitete, shoqëri e vende.

Ekipet fituese UPSHIFT Korça, Maliqi, Bilishti, Liboniku

Shtëpia e Fazanëve: Grupi “Shtëpia e Fazanëve” nga Maliqi pas shumë hulumtimesh ka dalë në përfundimin se mungesa e sinjalistikave në Pyllin e Fazaneve është problemi më shqetësues i komunitetit. Ata mendojnë se zgjidhja e këtij problemi do të ketë shumë anë pozitive , si për nxënësit , vizitorët dhe banorët përreth. Vendosja e sinjalistikave informuese dhe orientuese do të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë një orë mësimore me produktive , do të rrisë fluksin e vizitorëve dhe promovojë bujqësinë e banorëve vendas. Grupi “Shtëpia e Fazanëve” mendon se ky projekt do të shërbejë për shumë vite me radhë brezave në vazhdim.

Peace Room: Grupi “Peace Room” nga Korça i krijuar nga Laura, Megi, Sara, Sonja dhe Kejsi ka vënë re që në shkolla mungon një ambient ku nxënësit mund të gjejnë këshillim apo mënyra zgjidhje për konflikte të ndryshme. Ata menduan se ky problem mund të adresohet duke krijuar një mjedisi të shkollës në trajtën e një dhome multifunksionale në të cilën do të zhvillohen aktivitete të ndryshme të orientuara për të plotësuar nevojat e ndryshme të nxënësve në rastet e konflikteve, zënkave dhe mosmarrëveshjeve. Dhoma do të jetë një ambient ku te gjithë do të mund të shprehen dhe të gjejnë veten, por përveç kësaj mund të shërbejë për aktivitete të tjera të koordinuara.

Hidden Stars: Grupi “Hidden stars” nga Bilishti ka identifikuar mungesën e një qendre argëtimi për të rinjtë e moshave 10 deri në 18 vjec si një sfidë me të cilën komuniteti i tyre duhet të përballet çdo ditë. Ata mendojnë se kjo qendër do u shërbejë të rinjve për të praktikuar talentet e tyre si dhe të socializohen me njëri-tjetrin duke evituar në këtë mënyrë bullizmin dhe shumë probleme të tjera me të cilat adoleshentët duhet te përballen çdo ditë. Për të zgjidhur këtë problem, grupi  ka menduar të shfrytëzojë ambientet e shkollës “Gjimnazi Fuat Babani” për të zhvilluar aktivitete të ndryshme si: pikturë, muzikë, sport. Klasat do të shfrytëzohen dhe do lirohen në mënyrë vullnetare, po ashtu mësuesit profesionistë të artit dhe sportit do kontribuojnë në mënyrë vullnetare.

Boomers: Grupi “Boomers” nga Maliqi mendon se neglizhenca dhe mungesa e një biblioteke funksionale dhe kreative që nxit dëshirën për të lexuar dhe mos pasja e fondeve për ta pasuruar atë është një problem shumë i madh për bashkëmoshatarët e tyre. Pas disa investigimesh ata kanë konstatuar se biblioteka e shkollës nuk ka kushtet e duhura fizike. Raftet janë vjetërsuar nga koha dhe librat kanë pësuar dëmtime. Në bashkëpunim me institucionet lokale me kryetarin e bashkisë, komunitetin dhe drejtorinë e shkollës, Boomers kanë vendosur që të risistemojnë raftet , të digjitalizojnë bibliotekën, të pikturojnë muret për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe të vendosin grupe vullnetare për mirëmbajtjen e bibliotekës.

Masterminders: Si e ardhmja e këtij vendi grupi “Masterminders” nga Korça guxoi dhe mori iniciativën për të sjellë një risi në zgjidhjen e problemit të ndotjes të mjedisit. Kjo teme është shumë e përfolur por ende nuk është gjetur një zgjidhje efikase. Midis shumë idesh përzgjodhën atë të cilën iu duk më e realizueshmja, më kreativja dhe më afatgjata. Ata menduan të ndërtojnë një stende në të cilën do të ofrojnë produkte kryesisht suvenire dhe produkte DIY ,blerja e të cilave do të realizohet në një mënyre shumë unike, ndryshe nga cfarë jemi mësuar. E veçanta është që klientët e tyre do të paguajnë vetëm me materiale të riciklueshme. Me anë të kësaj zgjidhje, Masterminders mendojnë se do të arrijnë qëllimin e tyre : Reduktimin e ndotjes nga plastika në mjedis si dhe përfshirjen e të rinjve për të shitur dhe promovuar produktet e tyre DIY.

Get Green: Pjesëtaret e grupi “GET GREEN” nga Maliqi vunë re se komunitetit të tyre i mungon prania e një Kopshti Botanik.  Ambientit i mungon gjelbërimi dhe shumëllojshmëria e bimëve e cila ndikon dhe në pastrimin e ajrit. Ata mendojnë se krijimi i kopshtit do të përmirësojë ekonominë vendase nëpërmjet turistëve! Pylli i Fazanëve është  ambienti i duhur  dhe hapësira e duhur për të ndërtuar Kopshtin Botanik. Grupi “Get Green” mendon se kjo zgjidhje do të ndihmojë pyllin të gjelbërohet, do të ndikojë në rritjen e shumëllojshmërisë së bimësisë si dhe shtimin e turistëve në vend!

Related Posts

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *