Upshift - Social Impact Workshop

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Follow Us
Apliko
Upshift - Edicioni i Korçës

Apliko Tani

UPSHIFT: Social Impact Workshop ndihmon të rinjtë dhe adoleshentët e marxhinalizuar që të bëhen krijues dhe ndërmarrës social, duke i trajnuar se si të kuptojnë më thellë problemet e komunitetit, të japin zgjidhje nëpërmjet zhvillimit të një produkti ose shërbimi, dhe si t’a udhëheqin në vijim këtë sfidë shoqërore.

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Grupi juaj duhet t’ë ketë pesë (5) pjesëtar/e duke përfshirë edhe veten;
  • Çdo pjesëtar/e i/e grupit tuaj duhet të jetë i/e moshës 15 deri 24 vjeç;
  • Secili pjesëtar duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë, dhe të jetë banor
    i Qarkut Korçë. Çdo pjesëtar/e duhet të jetë prezent/e përgjatë workshop-it i cili do të zhvillohen në datat 28,29 dhe 30 Korrik.

Në këtë UPSHIFT do të përzgjidhen 10 grupe finaliste nga ku do të përzgjidhen 5 grupe fituese. Të gjitha grupet duhet të jenë prezent gjatë workshopeve.

Afati i fundit për aplikim: data 21 Korrik 2021 ora 12:00 AM.

Këshillë:

  • Përzgjidhni pjesëtarët e grupit me interese dhe aftësi të ndryshme – grupi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!